close
Vendi

PISHINAT, ZGJIDHJE PËR VAPËN

508

Ndryshe nga ata që kanë preferuar të zgjedhin detin apo liqenin për të kaluar një fundjavë të bukur, shumë tetovarë sot i gjetem nëpër pishinat e këtushme. Pronarët e pishinave thonë se kanë punuar gjatë për pastrimin dhe klorifikimin e ujit për të siguruar qytetarët se pushimet nuk duhet të kthehen në frikë ndaj infeksionëve.

“Kemi mjaftë vizitues gjatë sezonës verore, ashtu që u ofrojmë vizituesve vend për sport, rekracion, relaks, gjatë sezonës verore organizojm gara për kërcim, një sport me qëllime argëtuese. Në “Aqua Park” uji filtrohet, klorohet, kemi  bërë analiza te ujit disa herë, ashtu që i plotësojm standardet evropiane të një pishine, si me ato evropiane” – pronari i pishinës, Zeqir Idrizi.

Për pishinat qytetarët thonë se i bejnë të ndjehen si në shtëpitë e tyre dhe më së shumti i frekuentojnë gjatë fundjavëve, me shoqërinë dhe familjarë.

 “Nga Gostivari unë çdo të diel vij këtu, uji është me të vërtet i pastër, prandaj unë kënaqem këtu pa hezitim nga papastërtit, ndërkaq mua çdo herë do të më gjeni këtu, me fëmijët, me babin me vëllezërit, jam i kënaqur se ka shumë njerëz, ndaj mua do të më gjeni një her në muaj, jo shumë shpesh” – një qytetar.

Me rritjen e temperaturave valët e të nxehtit mund të kenë efekte të shumta në trupin tonë, përtej djegies së lëkurës dhe komplikimeve të tjera. Këto janë paralajmërimet kryesore për të ruajtur shëndetin tonë theksojnë mjekët:

 “Për ditët e nxehta me ditët me diel, kur fillon sezoni i diellit, rekomandimi është shmangia nga dielli  dhe te femijët e grupmoshave 0-6 vjeç është shmangia nga orët e mesditës kur është dielli më i fortë dhe vetit, efektet janë të shumta” – thotë fatmir Rushani.

Mjekët, poashtu tërheqin vërejtjen se si pushuesit ashtu edhe pronarët e pishinave duhet të shfaqin kujdes, në radhë të parë për cilësin e ujit. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se edhe prindërit nuk duhet të jenë të vëmendshëm për fëmijët e tyre.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia