close
Sport

PISTA E AUSTIN E FORMULA 1 KTHEHET NË QENDËR VAKSINIMI

0672652C-DDA0-4D4C-AFB8-4CDFC38884EF

BRENDA 24 ORËVE TË PARA JANË VAKSINUAR 3000 PERSONA

 

 

Pista ku zhvillohen garat e Formula 1 ,Circuit of the Americas në Austin  është kthyer në një qendër vaksinimi të popullsisë. Kjo është pista e tretë e Formula 1 që kthehet në qendër vaksinimi brenda pak muajsh, pas asaj të Monza në Itali dhe asaj Fratelli Rodriguez në Meksikës.

Ditën e hënë ka nisur në pistën e Austin aplikimi i vaksinës anti-Covid dhe brenda 24 orëve të para janë vaksinuar 3000 persona. Pista teksane është vënë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, pas problemeve që ky shtet pati javët e fundit, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Amerika është vendi më i goditur nga pandemia dhe vjet, në pistën e Austin, nuk u zhvillua gara e Formula 1. Këtë vit, gara e Amerikës do të zhvillohet në pistën e Austin më 24 tetor dhe një javë më vonë në Meksikë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia