close
SportTop Lajme

PLAY-OF PËR KATAR 2022: RMV-ja NË GJYSMËFINALE ME ITALINË

fifa

Përfaqësuesja e RMV-së në futboll do të luajë kundër Italisë në gjysmëfinalen e balotazhit për plasman në Kampionatin botëror të futbollit “Katar 2022”.

Legjenda e futbollit botëror, Lotar Mateus, RMV-në e çoi në mejdan me kampionin aktual të Evropës, Italinë në Grupin B.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 24 Mars vitin e ardhshëm, derisa takimet finale zhvillohen më 29 Mars.

Fituesi I ndeshjes Itali RMV për plasman në Katar 2022 do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Portugali – Turqi.

Për herë të parë në historinë e kualifikimeve për plasman në një Kampionat Botëror, balotazhi për tri kombëtaret e fundit nga Evropa në Katar 2022, do të zhvillohen me format të ri.

12 kombëtaret që luftojnë për tri vende janë ndarë në tre grupe.

GRUPI A

SKOCIA – UKRAINA

UELSI – AUSTRIA

 

GRUPI B

RUSIA – POLONIA

SUEDIA – ÇEKIA

 

GRUPI C

ITALI – MAQEDONI E VERIUT

PORTUGALI – TURQI / KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia