close
Top LajmeVendi

PLD MBETET NË QEVERI DHE MBËSHTET MANDATARIN E ARDHSHËM

LDP

Udhëheqësia e Partisë Liberal-Demokratike, në krye me Kryetari Goran Milevski kanë realizuar një takim me udhëheqësinë e LSDM-së, respektivisht me Kryetarin e sapo emëruar Dimitar Kovaçevskin, Sekretarin e Përgjithshëm, Lupço Nikolovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev.

“Në takim janë miratuar kërkesat tona që afirmojnë politikat tona lliberale, sic janë; rrumbullaksimi i procesit të decentralizimit, hapjen e ligjit për vetadministrim lokal, vendosjen e modelit të një njësie zgjedhore, lista të hapura për zgjedhjen e këshilltarëve, rregullimin e tregut të kriptovalutave, ndryshime në ligjet për ndërtim dhe planifikim urbanistik etj. Presim bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm dhe ndërtimin e politikave në interes të qytetarëve në pritje të mandatarit të ri të Qeverisë” – kanë thënë nga PLD-ja./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia