close

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq konfirmon për Klan M, se qasja për procesin e zgjerimit ka ndryshuar tërësisht dhe reflektohet jo vetëm në kthesën e Francës, por edhe mobilizimit të gjithë aktorëve të tjerë për të cilët metodologjia e re për zgjerimin krijon besim. Të ndjekim intervistën ekskluzive të koleges Erisa Zykaj në Bruksel.

Zoti kryeministër, ju keni qenë i pari që anonçuat në 9 janar, se kishte një dinamikë pozitive dhe tjetër ndjeshmëri nga Franca për zgjerimin.

“Ju e paskeni ndjekur shumë mirë atë që kam thënë. Bravo.” –tha Andrej Plenkoviq, Kryministër i Kroacisë.

Ishit i kënaqur me rikonfirmimin e bërë nga presidenti francez në konferencên e Mynihut?

“Fillimisht, unë dhe presidenti Macron kemi folur për këtë gjatë samitit të dhjetorit në Bruksel. Pastaj shkova në Paris për të diskutuar gjatë me presidentin francez. Më pas, ne diskutuam me komisionerin e ri. Do takohem sërish me komisionerin për zgjerimin, Varhelyi. Besoj, se ia dolëm të mobilizojmë të gjithë aktorët në drejtimin e duhur. Metodologjia e re, jo vetëm me grupimin e kapitujve, por edhe përzgjedhja e një qasjeje më politike dhe më pak burokratike ndryshon tërësisht situatën. Kjo pasi ka një mundësi të pezullimit të procesit nëse është vërtet e nevojshme ose të rihapjes së kapitujve të mbyllur përkohësisht. Pra, ne po shkojmë në drejtimin e duhur.” –shprehet Kryeministër i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Pra, dritë jeshile e mundshme në mars?

“Unë pres këtë nga Këshilli Europian në mars. Duhet të prodhojë një miratim të debatit në nivelin e Këshillit të punëve të përgjitshme.”- vlerëson Kryeministër i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia