close
Rajoni

PLENKOVIQ: NË MAJ KORNIZA KOHORE DHE METODOLOGJIA

Screenshot_6

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka deklaruar se kryesimi kroat me BE-në përmes Samitit të Zagrebit në maj do t`u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë evropiane, kornizë kohore, por edhe metodologjinë e negociatave të ardhshme.

Kryeministri Plenkoviq, në një intervistë për FRANS 24, duke komentuar çështjen e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka përsëritur se pret prezantimin e propozimit për metodologjinë e procesit negociues dhe një raport plotësues për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Kryesimi kroat përmes Samitit të Zagrebit në maj, vendeve të Ballkanit Perëndimor do t`u jep një perspektivë të qartë evropiane, një kornizë të qartë kohore, por edhe metodologjinë e negociatave të ardhshme. Shpresoj se kjo do të sjellë arritjen e një zgjidhjeje politike dhe do ta kthejë besimin e këtyre dy vendeve para Samitit të Zagrebit.” -tha Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë.

Kryeministri kroat Plenkoviq në intervistën për FRANS 24 ka theksuar se BE-ja dhe Britania e Madhe muajve në vazhdim duhet të tregojnë pjekuri dhe të negocionojnë fushat kyce rreth marrëdhënieve të ardhshme deri në fund të vitit 2020. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia