close
Top LajmeVendiVideo

PO SHEMBET “PERANDORIA” E PROKURORISË SPECIALE 

Në një deklaratë për mediat Prokurorja e Prokurorisë Speciale Lençe Ristovska u paraqit së bashku me prokurorë tjerë pas zhvillimeve të fundit ku u përfshi edhe emri i Prokurores Speciale Katica Janeva. Ajo tha se të gjithë procedurat nuk janë vënë në pikëpyetje për arsye se veprimet  kanë qenë në përputhje me normativat ligjore.

 Në nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale hapi rastin “Perandoria”, e atë kohë kërkoi paraburgim shumicën e të dyshuarve. E një muaj më vonë, Prokuroria Speciale ndërroi mendje dhe vendosi që ti lirojë të dyshuarit, madje më vonë edhe tua kthej edhe dokumentet, kurse për këtë opinioni kuptoi vetëm kur u pa njëri nga të dyshuarit kryesorë në një sallë sportive në Gjermani, duke përcjellë ndeshje të hendbollit. 

E në mars të këtij viti, sipas versionit zyrtar të PPS-së, një gyp e ngrohjes kishte plasur dhe kishte vërshuar bodrumin e institucionit, ku ruheshin edhe provat, e disa nga provat e dëmtuara ishin pikërisht ato për rastin “Perandoria”… Të gjitha këto ngjarje të çuditshme që ndodhën, e që kishin të bëjnë me rastin “Perandoria” nuk hapën asnjë dyshim tek prokurorja e rastit, Lile Stefanovska.

“Nuk frikësohem, nuk kam pse të jem pjesë e hetimit “- deklaroi Lile Stefanovska, Prokurore.

Ajo thotë se të gjitha përgjigjet për reketimin eventual ndaj biznesmenëve të njohur do të duhet t’i kërkojmë tek Katica Janeva.

“Në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale, çdo dokument që del nga kjo Prokurori Publike, e nënshkruan vetëm Katica Janeva, dhe kur mungon nënshkruhen Prokurorët që autorizohen. Unë nuk kam nënshkruar asnjë vendim që ka dalë nga kjo Prokurori… As mendimet për lëshimin nga paraburgimi shtëpiak, as vendimin për kthimin e dokumenteve të Cvetan Pandeleski.” –tha Lile Stefanovska, Prokurore.

Në konferencën e sotme për media e thirrën disa prokuror, në krye me Lençe Ristovskën, por pa Katica Janevën, e cila nuk kishte ardhur në punë sot. Kërkuan nga opinioni që mos të dyshojnë në punën e tyre, dhe ta respektojnë prezumimin e pafajësisë.

“Sot nuk jam para jush vetëm në emrin tim, por edhe emrin e prokurorëve që janë këtu me mua, por edhe në emër të prokurorëve që janë në pushim vjetor, prokurorët Rrustemi, Donev dhe Fetai. 
Jam këtu para jush edhe në emër të gjithë ekipit hetues të Prokurorisë Speciale dhe në emrin e të gjitha shërbimeve profesionale të kësaj Prokurorie… Dua t’ju siguroj të gjithëve se interesi jonë primar është ruajtja e integritetit të këtij institucioni dhe dua tu siguroj se gjithmonë si ekip hetues, kemi vepruar në bazë të ligjit.” –përfundon Lençe Ristovska, Prokurore.

Ristovska tha se qëndrojnë pas punës së bërë, sepse thotë që kanë vepruar sipas ligjit në të gjitha procedurat hetimore, por për veprimet e Janevës, nuk deshi të përgjigjet, pasi janë në fazë para-hetimore. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia