close
Sport

Pochettino për Mbappe: Po e konsideroj kapiten të ri të PSG

r791446_656x369_16-9

Emri i Kylian Mbappe vazhdon të jetë ndër më të lakuarit në futbollin evropian gjatë kohëve të fundit.

Përkundër që u tha se kalimi te Real Madrid mund të konsiderohej punë e kryer, faza e kompletimit të transferimit të tij në “Bernabeu” është duke u ngadalësuar më shumë se ç’pritej.

Është trajneri i tij te Paris Saint German, Mauricio Pochetino, i cili jep sinjale që lojtari mund të qëndrojë në “Parc de Princes”.

“Ne e duam më të mirën për Mbappe dhe për klubin. Më e mira për të dyja palët është që ai të qëndrojë. Unë po e konsideroj Mbappen si një kapiten potencial për të ardhmën”, shprehet ai, shkruan lajmi.net.

Mbappes i skadon kontrata në verën e këtij viti.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia