close
Rajoni

PODGORICË: AKUZA NË ADRESË TË KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Screenshot_7

Stankoviq hedh poshtë pretendimet për korrupsion 


Në Mal të Zi, Sekretari i Prokurorisë Supreme të Shtetit ndodhet në gjendje arresti për shkak të një përgjimi gjatë të cilit në bisedë me biznesmenin kontravers malazez Dushko Knezheviq përmend një dhënie ryshfeti edhe për kreun e këtij institucioni gjë që është përgënjeshtruar nga ky i fundit.

Kjo është ‘bomba’ mbrojtëse e biznesmenit kontradiktor malazez, Dushko Knezheviq, i cili ndodhet në arrati për shkak se në Podgoricë akuzohet për shpërdorime financiare dhe larjen e më shumë se gjysmë miliardë eurosh përmes një banke të tij. Fillimisht, në fillim të këtij viti, ai akuzoi shefin e shtetit, Milo Gjukanoviq se në këtë mënyrë po mundohej të merrte punët dhe pronat e tij edhe me ndihmën e prokurorit të posaçëm dhe kreut të Gjykatës Ekonomike. Së fundmi, Knezheviq që zotëron një grupim të fuqishëm biznesi ka drejtuar gishtin nga Prokurori Suprem i Shtetit Ivica Stankoviq:  nga një bashkëbisedim mes tij dhe Sekretarit të Prokurorisë Supreme të Shtetit, Nenad Vujosheviq, këtë të fundit e cilëson si ‘korrier të të parit të Prokurorisë Supreme për të marrë para’.

Pas kërkesave për t’u tërhequr nga Prokuroria Supreme, kreu i saj kategorikisht e përjashtoi një mundësi të tillë: Në një intervistë dhënë të enjten Televizionit shtetëror malazez, Ivica Stankoviq tha se ‘nuk ishte lepur nga mali, por 31 vjet ka ushtruar funksionin e gjykatësit’.

Media në Podgoricë njofton se pa marrë parasyh çfarë do të jetë epilogu i skandalit ‘Prokuroria’, të hënën i skadon mandatit Prokurorit Suprem të Shtetit. Për shkak se, sikurse kemi njoftuar në konkursin e shpallur për pasuesin e tij nuk u paraqit askush, me automatizëm Ivica Stankoviq do të vazhdojë t’i prijë këtij institucioni, si ushtrues detyre.

Në Raportin e Komisionit Evropian për këtë vit, thuhet se në Mal të Zi  ka korupsion në më shumë fusha, ndaj për luftimin e tij të gjitha institucionet duhet të demonstrojnë qëndrim më aktiv. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia