close
Rajoni

PODGORICË: KRYEPARLAMENTARI META NË MAL TË ZI

IMG_1117

Kryetari i parlamentit  shqiptar, Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai është pritur nga Presidenti malazez Filip Vujanoviç, ndërsa është takuar edhe me zyrtarët të tjerë të lartë të këtij vendi fqinj, përfshirë edhe ata të komunitetit shqiptar që jetojnë në Mal të Zi.

Vizita e kreut të Kuvendit në Podgoricë u paralajmërua gati tre javë më parë nga kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviç, gjatë vizitës së tij në Tiranë kur Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi Traktatin e Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi në NATO. Krerët më të lartë të të dyja shteteve kanë lënë të kuptohet se mes dy vendeve nuk ka asnjë çështje të hapur. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia