close
Rajoni

PODGORICË: RAMA PËR EUROSKEPTIKËT-EUROOPTIMISTËT

rama9-620×326-552×292

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen malazeze POBJEDA ka vlerësuar se Podgorica e Tirana zyrtare nuk kanë çështje të hapura  dhe duhet të jenë shembull për rajonin.

Duke komentuar konferencën e Parisit për Ballkanin Perendimor, Rama ka vlerësuar se në të është propozuar  një plan i guximshëm veprimi për tregtinë dhe transportin që i përfshinë të gjitha vendet:

‘Ne vazhdojmë t’i mbetemi besnik Evropës. Liderë të caktuar në Evropë kanë probleme me euroskepticizmin. Problemi ynë është euro-optimizmi. – Ku janë euro-optimistët, pse nuk janë në skenën publike’? – ka pyetur kryeministri shqiptar, duke vlerësuar se referendumi britanik është mësim se duhet një Evropë që do të jetë më afër qytetarëve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia