close
Sport

POL POGBA PARALAJMËRON PADI KUNDËR GAZETËS “SUN”

DECD919F-5E52-4A9E-9780-3632C43AB641

Futbollisti I Mançester Junajtedit, Pol Pogba, ka deklaruar se do ta padisë tabloidin britanik “ The Sun” për përhapjen e “lajmit” se tërhiqet nga Reprezenacioni I Francës për shkak të deklaratave të Presidentit Makron për islamin dhe terrorizmin islamik.

Informacionet ishin shpërndarë sot herët në mëngjes dhe ishin transmetuar nga shumë edicione. Pogba më vonë ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t`I përgënjeshtruar këto zëra duke publikuar një fotografi me materialin e “The Sun” ku sihte shkruar “ lajme të rrejshme të papranueshme”. Ai ka thënë se do ta padisë këtë gazetë.

“SUN” e bëri këtë sërish. 100% lajme të pabazuara qarkullojnë për mua, duke përhapë gjëra që asnjëherë nuk I kam thënë e as që I kam menduar. Unë jam I tmerruar dhe I shokuar që disa burime të “mediave” po shfrytëzojnë emrin tim për të sajuar titujt të rrejshëm në kontekst të temës së ndjeshme për ngjarjet e paradokohshme në Francë, për Reprezentacionin e Francës dhe fenë time. Unë jam kundër të gjitha formave të terrorit dhe dhunës. Fatkeqësisht, disa njerëz të shtypit nuk janë të përgjegjshëm kur shkruajnë lajme duke keqpërdorur lirinë e shprehjes. Ata nuk e kontrollojnë nëse lajmi është I vërtetë për të përhapur një zinxhir të thashethemeve, duke mos patur kujdes se kjo mund të ndikojë në jetën e njerëzve, si dhe jetëm time personale. Po ndërmarr aktivitete juridike kundër edituesve dhe distributorëve të 100% lajmeve të rrejshme – ka theksuar futbollisti Pol Pogba.

“The Sun” është përgjigjur se kanë përhapur storjen për Pogban dhe kombëtaren prej se ajo tashmë ishte publikuar në ueb-faqe tjera sportive, e më pas kanë kërkuar falje nga Pol Pogba. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia