close
Top LajmeVendi

Gjykata shqipton 30 ditë paraburgim për Muhamed Zekirin

277938764_952843788724529_3547996581284444443_n

Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit 30 ditor tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Sot paradite Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion njoftoi se dyshon se Zekiri bashkë me dy shtetas kroatë në periudhën prej prillit të vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare Zekiri pa zbatuar procedurë përkatëse për furnizim publik, ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulentë me person juridik në të cilën i kanë ndihmuar me paramendim dy shtetasit kroat.

KlanMacedonia ju sjell momentin e shoqërimit të Zekirit nga ana e policisë nga ambientet e gjykatës për në parabrugim./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia