close
Vendi

POLICIA FINANCIARE: KALLËZIM PENAL KUNDËR LIDIJA DIMOVËS

CCBC2756-D6C7-49A2-AAF2-8AF6C8A7D0F4

Drejtoria e Policisë Financiare ka zbardhur një nga aferat që ndërlidhen me ndarjen e mjeteve evropiane në Agjencinë Kombëtare për Programe evropiane arsimore. Është dorëzuar kallëzim penal kundër Drejtores së Agjencisë Lidija Dimova dhe pronarit të Shoqatës për Tregti dhe Shërbime V.E.Z TREJD, Zoran Zlatkovski. Krahas tyre kallëzim penal është dorëzuar edjhe për një arkëtar në agjenci, si dhe për një bashkëpunëtor të jashtëm. Të gjithë dyshohen se kanë shkaktuar dëm prej mbi 25 milion denarë. Ngarkohen për vepra penale “keqpërdorim të detyrëz dhe autorizimeve zyrtare”, “mashtrime në dëm të mjeteve të bashkësisë evropiane”, “bashkëpjesëmarrje” dhe “veprim të pandërgjegjshëm”.

Kallëzimi penal kundër Dimovës vjen një javë prej se Qeveria vendosi që ajo të shkarkohet nga funksioni, për shkak, sic ishte thënë, veprimit joetik lidhur me indikacionet për punë jopërkatëse financiare. Tani rasti është në duart e Prokurorisë, që duhet të vendos nëse Dimova krahas përgjegjësisë politike do të ketë edhe përgjegjësi penale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia