close
Vendi

POLICIA FINANCIARE: KALLËZIME PENALE PËR 20 PERSONA FIZIK DHE 15 JURIDIK

061E62A9-41B2-48EB-8EC4-4A0C308ADB0D

Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Prokurorinë Themelore Shkup ka ngritur kallëzime penale kundër 20 personave fizik dhe 15 juridik, për kryerjen e veprave penale; fshehje tatimesh sipas Nenit 279, bashkëpjesëmarrje sipas Nenit 22, Keqpërdorimi I detyrës zyrtare dhe autorizimeve sipas Nenit 353 dhe Ndihmë sipas Nenit 24 të Kodit Penal, të cilët, sic thuhet në komunikatë, kanë dëmtuar Buxhetin e vendit në bazë të TVSH-së, Tatimit në fitim dhe Tatimit personal të të ardhurave, në vlerën e përgjithshme mbi 62 milion denarë./KlanMacedonia

Sic thuhet në komunikatën e Policisë Financiare, personi M.I nga Shkupi me rekomandim dhe marrëveshje paraprake me F.K dhe E.K nga Tetova dhe A.D nga Velesi, D.T, M.K dhe V.B nga Shkupi në periudhën 2015 – 2017, në emër të personave juridik Martonik 2013 SHPK Tetovë, Inzhenering SHPK Shkup, Dajmond Inzhenering SHPK Shkup dhe Vaib Elektronik SHPK Shkup, kanë përgatitur dhe dorëzuar 96 fatura me përmbajtje jo të vërteta me vlerë prej 71.384.348 denarë me TVSH, pa pasur realisht marrëdhënie debitor-kreditor me personat juridik: Rossen centar import-aksport f.Strimnicë Zhelinë, Rozen centar import-eksport f.Strimnicë Zhelinë, Asking, D-l Bau group Tetovë, Delotronik SHPK Shkup, Fassion- kompani Tetovë, Tajmishte SHA Kërçovë, Tehno teks Qenan SHP Tetovë dhe Alding inzhinjerint Shkup dhe prej të njëjtive kanë pranuar mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 66.686.686 denarë në llogari bankare të deponuara në Kapital Bankë SHA Shkup, të cilat i kanë ngritur në kesh”, thuhet në njoftimin e policisë financiare”.

Sic thuhet në komunikatën e Policisë Financiare, me veprimet e inkriminuara të denoncuarit e kanë dëmtuar Buxhetin e RMV-së në vlerë prej 62.933.835 denarë. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia