close
Top LajmeVendi

POLICIA INTERESOHET PËR RASTIN E PRILEPIT

Screenshot_7

Ambasada e Shqipërisë hesht


Sektori i punëve të brendshme i Prilepit është institucioni i parë që u interesua për rastin e Ermira Bushpepës. Nga atje mbrëmë kërkuan informacione rreth vend ndodhjes së saj dhe të Lizës.
E ata që duhet të jenë më të interesuar për shtetasin e vet po heshtin ende… Zyrtaret e ambasadës së Shqipërisë në Shkup, për çdo ditë japin adresë të re për të kontaktuar, por veprim konkret nuk ka.

Pasi na thanë që të shkruajmë letër në adresën elektronike të ambasadës në Shkup, më pas na kërkuan që të shkruajmë edhe një letër tjetër tek adresa elektronike që rezulton të jenë ambasada në Prishtinë. E nuk po bëjnë zë as nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Klan informoi për gjendjen e rëndë shëndetësore të Ermira Bushpepës, e cila ishte shitur tek një burrë 17 vjet më të moshuar… Nga tmerri që ka përjetuar pasi ka ardhur në Prilep, gjendja e saj shëndetësore iu është përkeqësuar, e para 9 muajve, përfundoi edhe në komë.

-Nuk ishte kështu në fillim. Sillej mirë, priste edhe mysafirët. Por pas 1 muaji…
Nga ato nuk ke më… E di nuk ka, por do blejmë.
A ka në barnatore?
Ka, por para nuk ka!
E çfarë duhet të bëj tani? A nuk po e sheh se po flas me njerëz
-Ilaçet i blej unë, por nuk kam më para, nuk kam pension sepse do i blija unë.

Disa muaj më parë, për shkak të mospajtimeve, Gorani kishte vendosur që babanë ta dërgoj në shtëpi të pëlqeve, dhe kështu ai e humbi pensionin. Pas pak javëve, ai e ktheu prindin sepse nuk ka pas kush të kujdeset për Ermirën derisa ai nuk ka qenë në shtëpi. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia