close
Bota

Policia izraelite rrah pjesëmarrësit në funeralin e gazetares së Al Jazeera

Screenshot_20220514-112054_Facebook

Policia izraelite rrah pjesëmarrësit në funeralin e gazetares së Al Jazeera
47 minuta më herët
Policia izraelite duke goditur pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të gazetares, Shireen Abu Akleh.
Policia izraelite duke goditur pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të gazetares, Shireen Abu Akleh.
Policia izraelite të premten shtyhu dhe rrahu pjesëmarrësit në funeralin e gazetares së vrarë të Al Jazeera, Shireen Abu Akleh. Për shkak të ndërhyrjes së policisë, personat që mbanin arkivolin e gazetares për pak kohë e rrëzuan atë. Funerali i gazetares, Shireen Abu Akleh, u shndërrua në shfaqjen ndoshta më të madhe të nacionalizimit palestinez, që është parë në kohët e fundit.

Këto skena të dhunës me gjasë do të rrisin zemërimin në gjithë botën arabe, pas vdekjes së Abu Akleh, e cila, sipas dëshmitarëve, u vra nga trupat izraelite të mërkurën gjatë një bastisjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia