close
Vendi

Policia kapi gjysmë kilogram marihuanë, bastiset shtëpia e 51-vjeçarit

policia

Një 51-vjeçar nga fshati Kadinë e Shkupit ka përfunduar në pranga pasi ësht kapur me gjysmë kilogram marihuanë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Droga është gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë rreth gjysmë kilogram marihuanë dhe copëza”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

D.M. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB-ja. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia