close
Bota

POLICIA SUEDEZE PO HETON NJË PAKO TË DYSHIMTË

06CAF9AD-F632-4404-BC1F-30747D8C051C_cx0_cy12_cw0_w1023_r1_s

Policia e Suedisë njoftoi se në zonën përreth stacionit policor në qytetin Linkoping është gjetur një pako e dyshimtë. Disa ditë më parë një shpërthim ndodhi në njërën nga rrugët e qytetit duke plagosur 20 persona. Policia tha se njësitet speciale kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe tash për tash nuk ka sinjale për një lidhje ndërmjet dy incidenteve. Në vitet e fundit kanë ndodhur disa raste të ngjashme kur grupet e e dyshuara të gangsterëve kanë përdorur mjete shpërthyese. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia