close
EkonomiTop Lajme

POLITIKA DHE POPULIZMI PENGOJNË BASHKËPUNIMIN EKONOMIK

Screenshot_6

Takim i forumit investues i Odave Ekonomike të Ballkanit


Më 27 Gusht të vitit 2015, në Vjenë gjatë kohës së Samitit të Vjenës, nën patronazhin e Kancelares gjermane Angela Merkel, me qëllim të kyçjes aktive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në realizimin e konkluzioneve dhe qëllimeve të Procesit të Berlinit, u formua Forumi Investues i Odave. Në të marrin pjesët Odat Ekonomike të gjashtë vendeve ballkanike, të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë-Hecegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë për media, u tha se bashkëpunimi ekonomik i rajonit nuk ka alternativë pos eliminimit të barrierave dhe përforcimit të dialogut.

Populizmi i praktikuar nga politikanët e Ballkanit Perëndimor është faktori kryesor që kufizon zhvillimin e bashkëpunimit të ekonomive – ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Investues të Odave Safet Gjergaliu. Ai ka shtuar se për shkak të populiZmit një numër i madh i barrierave që dëmtojnë biznesin rajonal nuk mund të mënjanohen.

“Thënë ndryshe, cili politikan në rajon do ta zgjidhte problemin e ekonomisë për t`i humbur zgjedhjet. Populzimi është sëmundje e politikanëve të rajonit, kurse kjo ngadalëson procesin e qarkullimit të lirë të mallrave, ideve dhe pengon relacionet e biznesit në rajon. Si Forum Investues i Odave përpiqemi të veprojmë në shkurtimin e kohës nëpër dogana, pranimin e analizave laboratorike dhe këtu asgjë nuk duhet të sajohet, për shkak se gjithcka është e zgjidhur në BE. Do të thotë duhet vetëm të zbatohet praktika evropiane.” –shprehet  Safet Gërxhaliu, Forumi Investues i Odave.

Nga Oda Ekonomike kanë njoftuar se me formimin e Forumit Investues të Odave në mënyrë thelbësore është përmirësuar këmbimi tregtar mes gjashtë vendeve të rajonit.

“Në vitin 2019 këmbimi tregtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rritur për 1.5 miliradë euro. Eksporti është 734 milion euro. Krahasuar me vitin 2015 kur u formua ky forum, këmbimi tregtar ishte 1.09 miliard euro, kurse eksporti 584 milion euro. Kjo tregon se përmes këtij forumi janë bërë përpjekje për rritje të bashkëpunimit dhe janë zgjidhur problemet që kanë penguar biznesin.” –deklaroi Tatjana Shterieva, OEMV.

Siç thanë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, biznesmenët e rajonit përshëndesin cdo lehtësim që do të arrihet nga politikanët. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia