close
Vendi

POLLOG: NË RRITJE NUMRI I ZJARREVE

Screenshot_4

ALITI: KËRKOJMË NDIHMË NGA INSTITUCIONET


Rritja e numrit të zjarreve në rajonin e Pollogut është shqetësuese për zjarrfikësit e Tetovës, duke marrë parasysh kushtet me të cilët punojnë ata si dhe territorin që mbulojnë. Shumica e intervenimeve nga ana e tyre janë bërë nëpër oxhaqe, por kohën e fundit janë shtuar rastet e zjarreve në ambientet e hapuar. Autoritetet apelojnë që të kihet kujdes nga ana e qytetarëve.

Udhëheqësi i Njësitit të Zjarrëfikësve Uka Aliti, u bënë thirje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangjen e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, shuarjen dhe lajmërimin në kohë.

“Gjithmonë kemi arritur në kohë të parandalojmë dhe të lokalizojmë ato zjarre kështu që nuk kemi lën që nga shpërthimi I atyre zjarreve në pyje apo në male nuk kemi lënë që të formohet vatër e derisa nuk kemi lën atëhere kemi qenë të efektshëm dmth në mënyrë efektive I kemi kryer këto detyra apo këta shuarje të zjarreve që mos të vjen deri tek intervenimi I ajrit”. tha Uka Aliti- Udhëheqës i Njësitit të Zjarrfikësve

Për shkak të kushteve të volitshme financiare, qytetarët vendosin që të përdorin drurin si mjet për ngrohje. Por edhe për këtë formë të ngrohjes ka rregulla ligjore, kur flitet për pastrimin e oxhaqeve, të cilat gjatë stinës së dimrit llogariten si gjeneratori kryesor i shkaktimit të zjarreve në mjediset e mbyllura, Uka Aliti apelon që qytetarët ta shfrytëzojnë kohën e mirë për pastrimin e oxhaqeve, sepse kjo mund mund të sjell problem në sigurimin e gjërave material dhe deri tek marrja e jetës së njerëzve.

“Apelojmë që të bëjnë pastrimin e oxhaqeve duke menduar për të mirën e qytetarëve tanë meqenëse faktor numër një shpërthimin e zjarrit gjatë periudhës së dimrit janë bash këta oxhaqet e pa pastruara”.  tha Aliti

Nga njësia kunër zjarrit kërkojnë mbështetje më të madhe institucionale, sidomos në sigurimin e pajisjeve për punë, të cilët siç shprehen nga kjo njesi ata janë shumë të vjetra dhe dëmtohen shpejtë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia