close
Bota

POLONI: MIRATOHET LIGJI I DEBATUESHËM PËR MEDIAN

Poland New Parliament

UASHINGTONI IA TËHEQ VËREJTJEN VARSHAVËS


Dhoma e Ulët e Parlamentit të Polonisë ka miratuar të mërkurën në mbrëmje ligin për të cilin opozita në Varshavë thotë se ka për qëllim të hesht kanalin informativ në pronësi amerikane i cili kritikon qeverinë duke u konfrontuar kështu me njërin ndër aleatët kryesorë të Varshavës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Uashingtoni ka tërhur vërejtjen se mosdhënia e licenës  kanalit informativ TV N24 në pronësi të Discoveryt mund të rrezikojë investimet e ardhshme në Poloni, ndërsa politikanë nga opozita polake miratimin e ligjit e cilësuan si sulm ndaj lirisë së medias. Për të hyrë në fuqi ligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Epërme e parlamentit.

Ligji i ri për mediat në Poloni pritet të godasë më shumë televizionet kritike. Dispozitat e reja parashikojnë që licencat për mediat mund të jepen për të huajt vetëm atëherë, kur “ata e kanë qendrën apo vendbanimin në hapësirën ekonomike europiane”. Kësaj i shtohet një kusht, që licencëmarrësi nuk duhet të jetë i varur nga askush, që e ka qendrën apo vendbanimin jashtë hapësirës ekonomike europiane.

Sipas kritikëve ky ligj shënjestron rrjetin e pavarur dhe kritik ndaj qeverisë, TVN, që përmes një shoqate “Holding” të regjistruar në Holandë është pjesë e koncernit amerikan Discovery. Nëse ligji hyn në fuqi, duhet që ky koncern amerikan të shesë pjesën kryesore të tij në rrjet. Televizioni privat TVN ka disa kanale. TVN24 ndjek një linjë veçanërisht kritike ndaj Partisë nacional-konservatore në pushtet, PiS, që ka kohë që përpiqet për një shtetëzim të mediave duke iu referuar sigurisë kombëtare. Ajo përmend rrezikun e ndikimit të “fuqive të huaja” në debatin publik në Poloni. Sipas qëndrimit të opozitës polake ky ligj kërcënon lirinë e shtypit dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-ja. Uashingtoni në fakt, menjëherë ka kritikuar ashpër veprimin e pushtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkoi qeverisë në Varshavë të provojë angazhimin e saj për vlera demokratike dhe lirinë e shtypit, duke tërhequr vërejtujen se nëse kanali informativ TVN24 nuk merr licencë të re, kjo do të rrezikonte investimet amerikane në Poloni./Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia