close
Bota

Polonia akuzon Gjermaninë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë

thumbs_b_c_17cd4dd0badb98951dc78704dee51422

“Për vite me radhë, qeveria gjermane nuk donte të kuptonte se çfarë po bënte Rusia nën (presidentin Vladimir) Putinin. Ne e shohim rezultatin sot”, ka thënë zëvendëskryeministri polak Jaroslaw Kaczynski

Zëvendëskryeministri polak Jaroslaw Kaczynski akuzoi Gjermaninë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt, Kaczynski iu referua luftës Rusi-Ukrainë duke thënë: “Për vite me radhë, qeveria gjermane nuk donte të kuptonte se çfarë po bënte Rusia nën (presidentin Vladimir) Putinin. Ne e shohim rezultatin sot”.

Duke deklaruar se Rusia fiton pesë herë më shumë nga eksportet e naftës në krahasim me gazin natyror, Kaczynski akuzoi Gjermaninë se nuk e furnizon Ukrainën me armë të mjaftueshme dhe nuk vendos embargo ndaj importeve ruse të naftës.

Ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro më herët gjithashtu ka thënë se kundërshtimi më i madh ndaj sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë erdhi nga Gjermania./AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia