close
Top LajmeVendi

POLONIA I DHURON RMV-së 200.700 DOZA TË VAKSINËS “PFIZER”

fil

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe,bashkë me Zonjën e Parë të Polonisë, Agata Kornhauzer – Duda dhe Zonjën e Parë të RMV-së, Elizabeta Gjorgievska, kanë vizituar Institutin për Mjekësi Transfuziologjike, ku janë deponuar 200.700 vaksina të prodhuesit “Pfizer” që Republika e Polonisë ia ka dhuruar RMV-së.

“Me sasitë prej 200.000 vaksina të prodhuesit “Pfizer”, sasitë tona në këtë moment praktikisht po dyfishohen, respketivisht kemi 470.000 vaksina. Kjo është e mjaftesuhme që për një periudhë të shkurtër, konform masave të reja që besoj se do të miratohen nga Qeveria, qytetarët të vaksinohen dhe të parandalojnë sërish të rriten shifrat dhe sërish të përballemi me numër të madh të infektimeve, e me këtë të mbingarkohen kapacitetet e spitaleve” – ka deklaruar Ministri Filipçe./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia