close
50797386_303

Sondazhet tregojnë mandat të ri për partinë e Kaçinskit


Partia në pushtet “Ligji dhe Drejtësia” në Poloni dhe lideri i saj Jaroslav Kaçinski në zgjedhjet e sotme presin që ta përforcojnë pozicionin e tyre me premtime për shpërndarje më të drejtë të pasurisë dhe me mbrojtje të modelit për familje të krishterë. Në qoftë se fiton me epërsi ndaj partive të tjera, partia “Ligji dhe Drejtësia” do të sigurojë mandat të ri për transformimin e Polonisë sipas projeksionit të saj konservator, duke përforcuar në të njëjtën kohë pozicionin e saj në marrëdhëniet me Brukselin.

“Zgjedhjet e sotme në Poloni janë nga më të rëndësishmet pas rënies së komunizmit në vitin 1989” – ka shkruar Aleks Shlerbiak, profesor i shkencave politike në universitetin anglez Saseks. Ai shton se fitorja për partinë në pushtet do të thotë edhe vazhdim i reformave radikale në gjyqësi, por edhe në sektorë të tjerë, për shembull ndërhyrja në mediat private. Mandati i dytë për partinë “Ligji dhe Drejtësia” do të thotë edhe ndikim dhe prestigj më i madh, por edhe pozicion i përforcuar në marrëdhëniet me BE-në. Jaroslav Kaçinski, zyrtarisht deputet, por edhe lider i partisë “Ligji dhe Drejtësia” në të vërtetë “i tërheq të gjithë penjtë”.

“Qëllimi ynë është që të krijojmë versionin polak të shtetit social. Nëse shoqëria na lejon, me ndihmën e Zotit, në mandatin e ri do të fokusohemi në rritjen e pagave. E kemi ndryshuar Poloninë, sot është më e drejt, me pushtet më efikas dhe me zhvillim.” –tha Jaroslav Kaçinski, lider i partisë “Ligji dhe drjtësia”.

Sipas Pjotër Buras, shef i zyrës së punëve të jashtme në Këshillin e Evropës, partia “Ligji dhe Drejtësia” tanimë i ka dobësuar institucionet e pavarura, si sistemin gjyqësor dhe mediat, ndërsa në qoftë se fiton në zgejdhjet e sotme do të përpiqet t’i përforcojë përpjekjet për të minuar edhe më shumë sistemin juridik në vend. Lideri i koalicionit të majtë, Dariush Standerski thekson se angazhohen për shoqëri më të hapur, tolerante dhe laike.

“Ne bëjmë thirrje për ndarje të kishës nga shteti. Te ne kisha shumë gjatë dhe fuqishëm ndikon në politikën vendase.”-deklaron Dariush Standerski, lider i koalicionit të majtë.

Sipas sondazheve parazgjedhore opozita edhe pse ka arritur që të ketë mbështetje më të madhe, ka shanse të vogla për fitore në zgjedhjet e sotme. Shpresat janë që ndoshta do të jetë e domosdoshme të formohet qeveri me koalicion, ku do të ketë rolin e saj një pjesë e opozitës. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia