close
Bota

POMPEO PARALAJMËRON PËR RREZIQET NGA RUSIA DHE KINA

Screenshot_6

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi për rrezikun që paraqesin Rusia dhe Kina për liritë demokratike, ndërsa u kërkoi aleatëve perëndimorë që t’i mbrojnë liritë e tyre. Duke folur në kryeqytetin gjerman, në prag të shënimit të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Pompeo tha se vendet e lira janë në një “konkurrencë vlerash” me ata që i kanë mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre. “Kombet e lira perëndimore e kanë përgjegjësi t’i parandalojnë kërcënimet ndaj popullit tonë, që vijnë nga qeveritë si Kina, Rusia dhe Irani”, tha Pompeo. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia