close
EkonomiVendi

PORTALI “PARI”: JEMI “HELMUAR” ME ILAÇE – 10 BARNATORET ME MË SHUMË PROFITE

PARI

“GJENEROJNË TË ARDHURA PREJ 131 MILION EURO”

 

COVID-kriza, të prekurit nga koronavirusi, panika tek qytetarët ua kanë mbushur llogaritë barnatoreve. Një familje katëranëtarëshe e infektuar nga COVID-19 që mjekohej në kushte shtëpiake ka harxhuar së paku 500 euro për ilaçe.

Sipas të dhënave të Portalit “Pari” në bashkëpunim me platformën e biznesit BiznisMrezha.mk, sic percjell KlanM, në TOP 10 barnatoret që kanë realizuar më shumë të ardhura vitin e kaluar, të gjithë, pa përjashtime kanë fituar më shumë se sa në vitin 2019.

Dhjetë barnatoret më të mëdha në vend,sic percjell KlanM, vitin e kaluar në llogaritë e tyre kanë gjeneruar të ardhura të përgjithshme prej 131 milion euro dhe fitime prej 2.1 milion euro.

Lider absolut në treg është “Zegin Farm” I cili nga shitja e ilaçeve ka realizxuar të ardhura prej 49.5 milionë euro, njëkohësisht duke rritur fitimin për 18 herë. Ose sipas shifrave absolute “Zegin Farm” në vitin 2019 ka fituar 17.468 euro, kurse në vitin 2020 298.884 euro, ose sipas përqindjes profiti I “Zegin Farm” është rritur për 1.610 përqind.

Sipas të ardhurave, sic percjell KlanM, si barnatorja e dytë rangohet “Eurofarm” nga Manastiri me të ardhura prej 34.9 milion euro. Rritje është shënuar edhe tek të ardhurat por edhe tek profiti.

“Moja Apteka” tek të ardhurat ka shënuar rritje prej 24.87%, por vlen të theksohet rritja e fitimit. Në vitin 2019 ka patur 50.064 euro fitim, por në vitin 2020 ka realizuar rritje të fitimit prej 973%.

E katërta në listë është “Alpi Farm” me të ardhura prej 4.1 milion euro dhe fitim prej 175.000 euro.

Fitim të njëjtë ka shënuar edhe barnatorja “Viola” nga Shkupi me të 4 milion të ardhura dhe 188.000 euro fitim.

“Zhiva Farm”, “Ble Medika” nga Tetova, “Herba” Shkup, “Via Farm” Vevçanë dhe “Menta Farm” nga Prilepi janë pesë barnatoret tjera që më së shumti kanë përfituar nga shitja e ilaçeve gjatë krizës shëndetësore.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia