close
EkonomiTop LajmeVendi

Portali “Pari”: Shpenzimet e transportit në RMV për muajin prill janë rritur për 21,8%

download

Analiza e fundit e portalit “PARI thotë” se  është ende herët të thuhet se prirja e rritjes së inflacionit po ndalet.

Maqedonia tashmë ka shkelur në fushën e inflacionit dyshifror dhe rritje dyshifrore të çmimeve të konsumit kanë raportuar edhe shumë vende të tjera të botës. Analiza krahasuese e bërë nga portali “Pari” tregon se në rajon, Sllovenia ende po mbahet  mirë dhe ka inflacionin më të ulët, nga ana tjetër, Bosnja dhe Hercegovina ka arritur inflacionin dyshifror në muajin mars.

Maqedonia në prill kishte inflacion prej 10,5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në Slloveni inflacioni i prillit ishte “vetëm” 6,9 për qind.

Në Serbi, inflacioni i marsit ishte 9,1 për qind, në Mal të Zi ishte 9,7 për qind, dhe në Bosnje-Hercegovinë kostoja e jetesës në mars 2021 krahasuar me marsin 2020 u rrit me 11 për qind.

INFLACIONI VJETOR

Për sa i përket rritjes së kostove individuale, është evidente se çmimet e transportit janë rritur më së shumti. Rritja më e madhe e kostove të transportit është në Bosnje dhe Hercegovinë, rritja ishte 24,4% (në mars), e ndjekur nga Maqedonia në të cilën shpenzimet e transportit u rritën me 21,8% në prill.

Rritja e çmimeve të ushqimeve është gjithashtu e lartë. Të dhënat tregojnë se ushqimi është më pak i shtrenjtë në Slloveni.

Rritja njëvjeçare e kostove individuale Të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat i referohen muajit mars. Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë në mars ishte 7.4%, dhe një vit më parë ishte 1.3%. Në Bashkimin Evropian, në mars 2022, inflacioni vjetor ishte 7.8 për qind dhe në mars 2021 ishte 1.7 për qind. Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Maltë (4.5%), Francë (5.1%) dhe Portugali (5.5%). Normat më të larta vjetore ishin në Lituani (15.6%), Estoni (14.8%) dhe Republikën Çeke (11.9%).

/KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia