close
Bota

“PORTAT E FERRIT” DO TË MBYLLEN

turkmenistan

Turkmenistani është vendi i njohur në botë për fenomenin e çuditshëm të “Portave të Ferrit”, por tashmë është vendosur që flakët të cilat kanë mbi 50 vjet që digjen, të shuhen.

Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov ka urdhëruar mbylljen e këtij atraksioni, emri zyrtar i të cilit është Krateri Darvaza, sipas qytetit ku ndodhet. Krateri u formua në fillim të vitit 1970 pasi toka u shemb gjatë një ekspedite sovjetike për të nxjerrë gaz natyror. Shkencëtarët i vunë flakën vrimës së madhe për të ndaluar shpërndarjen e gazit dhe që prej asaj dite, vazhdon të digjet.

Ka disa argumente pse është vendosur që tashmë të gjendet një mënyrë për ta fikur: efektet negative në shëndetin e banorëve pranë, shpërdorimi i burimeve të vlefshme të gazit natyror dhe dëmtimi mjedisor./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia