close
Top LajmeVendi

POSTA E STUDENIÇANIT ME VETËM NJË TË PUNËSUAR

Screenshot_28

QYTETARËT: DUHET TË VETËSHËRBEHEMI


 

Posta e fshatit Studenican për momentin po funksionon me vetëm një të punësuar. Si rrjedhoj e mungesës së kuadrit qytetarët detyrohen të vetëshërbehen. Drejtori i postave Jani Makraduli thotë se ka pasur munges të postierëve por ajo çështje sipas tij është zgjedhur javën e kaluar dhe do të dërgoj kontrrolle në terren për të parë si ecën puna.

 Një grumbull letrash të padërguara dhe shumë qytetarë, përfshirë këtu edhe fëmijë, që përpiqen të gjejnë letrën që u përket atyre.  Këto pamje që kanë arritur në redaksinë e Klan Maqedoni, pasqyrojnë gjendjen e postës së Studeniçanit, pasi postierët e kanë lënë punën, duke lënë postën të funksionojë me vetëm një person.

I punësuari i vetëm në këtë postë nuk pranoi të prononcohet para kamerës, por qytetarët shprehin revoltë që këto shërbime detyrohen t’i kryejnë vetëm.

Qytetar 

“Sjan aty secili e ka punën e vet… ”

 Qytetar 

“ Posta është problem shumë delikat, Studeniçani është afër 2000 shpi, postieri duhet me ardh me I pru te shpija letrat. Ne kemi problem se vijmë te posta këtu, ai që punon I vetmi nuk din çfarë të bëjë, ai ka detyrën e vetë, ne mundohemi t’I gjejmë, I kanë tollovitur, nuk mund t’I gjejmë kush ku e ka letrën… Në Studeniçan ka pas shumë të punësuar, është interesant qëllimi pse, nuk e di se rroga shumë e ulët është, edhe një problem tjetër ka.. Veç një I punësuar është, edhe ai problem nuk mund t’i del në krye kësaj pune. ”

 Qytetar
“ Mendimi im siç tha ky, ashtu është, edhe unë krejtësisht pajtohem me fjalët e këtij, krejt të vërtetën e ka thënë, nuk kam çka të komentoj.”

Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli, tha se për shkak që postieri I deritanishëm I rajonit të Studeniçanit e ka lënë punën, një periudhë të shkurtër rajoni nuk është mbuluar tërësisht.

Jani Makraduli, Drejtor i Postës së RMV-së
“Javën e kaluar për rajonin e Studeniçanit tashmë është angazhuar postier I ri. Unë e di se me vendim ka postier të ri, por si e kryen punën nesër do të bëjmë kontroll. ”

Makraduli nënvizoi se mungesa e një postieri për disa muaj dhe pamundësia që të emërohet një postier I ri ka ndodhur për shkak të periudhës së zgjedhjeve prej 8 gushtit deri më 3 nëntor./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia