close
Top LajmeVendi

PP: KA RAPORTIME PËR PARREGULLSI, PO VËZHGOJMË SITUATËN

PP

Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale që lidhen me vepra të kryera penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve nga Kodi Penal, njofton opinionin se në vazhdimësi është duke I ndjekur ngjarjet që lidhen me procesin zgjedhor.

Deri në këto momente, sic thonë nga Prokuroria Publike, kanë arritur disa raportime për parregullsi eventuale zgjedhore të kryera në rajonin e PTHP-Shkup.

Një Prokuror kujdestar nga Prkuroria E SHKUPIT është I pranishëm në selinë e SPB-Shkup ku bashkë me Shtabin në kuadër të operacionit operativ Zgjedhjet 2021, në kuadër të SPB-Shkup po ndiqen ngjarjet që lidhen me parregullsitë për zgjedhjet lokale.

Është marrë një denoncim se deri tani persona të panjohur me dy amutomjete janë duke bërë blerje votash në Fushën e Topanës dhe në Shuto Orizarë. Janë dhënë urdhëra që SPB-Shkup të ndërmarrë masa për të kontrolluar denoncimet, kontrollin e personave që u është ofruar mitmarrje dhe vërtetimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale “blerja votash gjatë votimeve” nga Neni 162 nga Kodi Penal.

Gjithashtu Prokuroria Publike përmes një komunikate njofton se është marrë një raportim nga Shtabi Operativ, të dorëzuar nga Ambasada e SHBA-së, ku njoftojnë se një person nga parti politike më 16 Tetor u është drejtuar atyre dhe ka ndarë informacionin se 83 persona që kanë qenë të dënuar për vepra penale, janë në liri, kanë marrë armë që të pengojnë procesin zgjedhor. Pas denoncimit të këtyre rasteve SPB-Shkup është duke vepruar sipas të njëjtave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia