close

Takim AAA-ASH, Mickoski promovon 12 projekte


Siç njoftohet përmes një Komunikate, mbrëmë në selinë e Alternativës u zhvillua takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët. Siç thuhet, është folur për programin zgjedhor me të cilin do të garohet në zgjedhje dhe janë diksutuar mundësitë e përpilimit të një programi të përbashkët, që do të jetë ofertë konkrete për qytetarët në zgjedhjet e 12 prillit. Nga këto dy subjekte thonë se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme deri në finalizimin e këtij dokumenti.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare përmes një Konference për media ka drejtuar akuza ndaj autoriteteve komunale në Tetovë lidhur me Bulevardin “Video Smilevski Bato”.

Në frymën e pragzgjedhjeve lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka promovuar 12 projekte, që siç ka thënë, do të jenë pjesë e ripërtrirjes në fushën e transportit dhe infrastrukturës. Ai zotohet se këto projekte do të realizohen nëse partia e tij i fiton zgjedhjet e 12 prillit.

Nga ana tjetër LSDM-ja ka organizuar marshin e ashtuquajtur “Hapërojmë për Drejtësi”. Marshi i mbrëmshën ka filluar nga Kuvendi duke përfunduar tek kompleksi i gjykatave. Fjalë rasti ka mbajtur lideri socialdemokrat Zoran Zaev. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia