close
Vendi

PREDAN: MOSMARRJA E DATËS, ZGJEDHJET NË RMV DHE BULLGARI

millan predan

PRESIDENCA SLLOVENE E KA PËRGATITUR TERRENIN PËR PROGRES


 Duke folur për dështimin e heqjes së vetos bullgare, Ambasadori  Slloven në Maqedoninë e Veriut Milan Predan fajëson rrethanat e krijuara në gjashë mujorin e presidencës sllovene, të cilat sipas tij janë zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari dhe rezultatet e dobëta të  zgjedhjeve të të dy qeverive. Këto komente Predan i bëri në intervistën për REL.

 

 Pas dështimit të zgjidhjes së kontestit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjatë kryesimit të presidencës sllovene në BE, dhe mos arritjen e debllokimit të vetos bullgare,  ambasadori slloven në vend, Milan Predan, fajin kryesor e gjen tek procesi zgjedhor i zhvilluar në të dyja vendet, i cili nuk nxorri paraprakisht Qeveri të fortë në Sofje, dhe zgjedhjet lokale në vend, në të cilat, Qeveria aktuale doli e dobët, duke e shkaktuar edhe dorëheqjen e kryeministrit z.Zoran Zaev dhe Qeverisë së tij.

Milan Predan

“Ne nuk kishim një Qeveri të fortë politike në Sofje. Kemi pasur zgjedhje lokale këtu në Maqedoninë e Veriut, të cilat në fakt nuk e bënë të fortë qeverinë aktuale, por e kundërta. Nëse doni të bëni kompromis për çështje të tilla të vështira, ju nevojiten Qeveri të forta nga të dyja palët dhe thjesht nuk ishte kështu. “

 

Predan, thekson se përkundër dështimit të marrëveshjes mes dy vendeve, presidenca sllovene i ka pregaditur terrenin presidencës franceze, që pas kryesimit me BE-n ë, të ketë sukses, si dhe shprehet i bindur që edhe Franca, do e trajtojë këtë çështje seriozisht.

Milan Predan

“Besoj se gjatë presidencës sonë ne kemi përgatitur terrenin që presidenca e ardhshme franceze të ketë progres. Presidenti Macron ka njoftuar tashmë se është gati të thërrasë një konferencë në fund të presidencës së tyre për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe kemi pasur njoftime nga francezët se do ta trajtojnë edhe këtë çështje.”

 

Duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Bullgar, Kire Petkov, se duhet të flitet për historinë dhe marrëveshja midis dy shteteve, të arrihet mbrenda 6 muajve, ai u shpreh se korigjimi i teksteve shkollore të historisë, duhet të jetë i dyanshëm në të dyja shtetet, duke shtuar se korigjimi i teksteve ishte një nga pjesët më të rëndësishme të pajtimit midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa për kohëzgjatjen 6 mujore për arritjen e  marrëveshjes bilaterale, ai nënvizon së është shumë kohë e gjatë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia