close
EkonomiTop LajmeVendi

PREJ 1 JANARIT FATURA MË TË LARTA TË NGROHJES PËR 14%

20181107001410

BISLIMOVSKI: SHKAK PËR KËTË ËSHTË RRITJA E ÇMIMIT TË GAZIT NATYROR

Çmime më të larta edhe në faturat e ngrohjes do të paguajnë qytetarët nga muaji janar I vitit 2022. Rritja e çmimit do të jetë më e lartë për 14 përqind thotë kryetari I komisionit rregullatorë për energjetikë, Marko Bislimovski, duke theksuar se një gjë e tillë do të ndodh për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror në treg. Ai tha se impianteve të ngrohjes u nevojiten 13,8 milion euro për blerje të gazit natyrorë, por këtë shpenzim nuk mund ta mbulojnë vetëm qytetarët, pas çka kërkoi mbulim edhe nga Qeveria, Qyteti I Shkupit dhe komunat.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR  I KRRE-së
“Çmimi i ngrohjes në Qytetin e Shkupit do të rritet për 14 përqind. Me këtë çmim kthehemi në nivelin e energjisë së ngrohjes që e kishim në vitin 2018, duke pasur parasysh se për 15-16 përqind e kemi ulur çmimin e ngrohjes në tre vitet e kaluara. Ne pranojmë shpenzim prej 4 milionëve, por egziston dallim prej 9 milionëve që duhet të mbulohet. Konsumatorët nuk mund t’I mbulojnë këto shpenzime prandaj duhet të kyçen të gjithë aktorët. Qeveria ndërmorri hapa për mbulim të këtij shpenzimi, por bëj apel tek Qyteti I Shkupit dhe komunat që të ndihmojnë në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për energjinë e ngrohjes.”

Komisioni rregullator energjetik dje njoftoi se nga 1 janari do të ketë edhe rritje të energjisë elektrike për 9,48 përqind ndërsa do të hiqet edhe tarifa e lirë e ditës./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia