close
Sport

PREMIER LEAGUE: 94 RASTE POZITIVE ME COVID-19

TEST COVID

PËR NJË JAVË JANË BËRË 14.520 TESTIME


 

Kampionati elitar i futbollit anglez ka publikuar rezultatet e testimeve për Covid-19.

Nga 14,520 testime të bëra në periudhën nga 27 dhjetori deri më 2 janar, janë regjistruar nëntë raste më pak sesa javën paraprake.

Premier League ka numëruar 94 raste të reja pozitive me Covid-19.

Në këto testime për Covid-19 përfshihen lojtarët dhe anëtarët e stafit të secilës skuadër.

Kjo është java e parë që shënon rënie në rezultate, në tetë javët e fundit që janë kryer testime. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia