close
Sport

PREMIER LEAGUE: DISFATË E THELLË E ÇELSIT

Sarri

Pritet shkarkim i Maurizio Sarrit


Pas humbjes turpëruese nga Mançester Sitit, Çelsi pritet ta shkarkojë Maurizio Sarrin. Skuadra londineze u mposht 6 me 0 nga ‘Citizens’, andaj bordi i kubit ka gjetur një trajner deri në fund të sezonit.

Çelsi po mendon që ta emëroj si trajner deri në fund të sezonit asistentin e Maurizio Sarrit, Gianfranco Zolan.

Ish-sulmuesi i bluve që aktualisht po i ndihmon bashkëkombësit të tij, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës në këtë javë dhe ta drejtoj deri në përfundim të këtij edicioni. Disfata 6-0 për “blut” e Londrës është më i thellë në Premier League që nga viti 1991.

Është ky një rezultat që vë në dyshim edhe të ardhmen e trajnerit Maurizio Sarri, gjë që e pranoi vetë tekniku italian në konferencë për shtyp kur u pyet në lidhje me këtë çështje: “Nuk e di. Duhet të pyesni drejtuesit e klubit. Unë shqetësohem për skuadrën time dhe paraqitjet e saj. Por, puna ime është gjithnjë në rrezik”. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia