close
Sport

PREMIER LEAGUE: SOT LUHET SUPER DERBI CHELSEA – LIVERPOOL

Chelzi – Liverpool

Dita e dytë e vitit 2022 do të sjellë disa ndeshje tejet interesante në Premier Ligën angleze, të vlefshme për xhiron e 21-të.

 

Ndeshja  e parë e ditës së sotme është ajo që do të zhvillohet në stadiumin “Brentford Community”  mes Aston Villa – Brentfordit.

Ndërkaq, ndeshja kryesore e  ditës së sotme është ajo mes dy  gjigantëve  të  futbollit anglez  kampionit evropian Chelsea dhe  Liverpool. Ky takim luhet në stadiumin  “Stamford Bridge” nga ora 17:30.

 

Në Premier Ligën angleze  pas 21 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Manchester City me 53 pikë, e ndjekur  nga  Chelsea që ka  42 pikë dhe një lojë më pak, në pozitën e tretë është Liverpooli me  41 pikë por me dy lojë më pak. Pason Arsenal me  35 pikë nga  20 ndeshje të zhvilluara.

 

ORARI I NDESHJEVE TË SOTME.

15:00 Brentford – Aston Villa (Stadiumi Brentford Community)

15:00 Everton – Brighton (Stadiumi Goodison Park)

15:00 Leeds United – Burnley (Stadiumi Elland Road)

E pezulluar, Southampton – Newcastle

17:30 Chelsea – Liverpool (Stadiumi Stamford Bridge)

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia