close
Sport

PREMIER LEAGUE:103 RASTE POZITIVE ME COVID 19 BRENDA NJË JAVE

Premier liga COVID 19

JANË TESTUAR GJITHËSEJT 15.186 PERSONA NËPËR KLUBE


 

 Gjatë javës në Premierligë  janë regjistruar numër rekord gjithësejt 103 në mesin e lojtarëve dhe anëtar të stafit që kanë rezultuar positive në testet për koronavirus që është shifra më e lartë javore e regjistruar që prej se nisi testimi në maj të vitit të kaluar.

Nga Premierliga kanë raportuar se në periudhën nga 20 deri më 26 dhjetor, testit për Covid-19 i janë nënshtruar gjithësejt 15.186 lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan, prej të cilëve 103  kanë rezultuar pozitiv . “Siguria e të gjithëve është prioritet dhe Premierliga është duke i marrë të gjitha hapat parandalues ndaj ndikimit të variantit të Omicronit”, thuhet në një njoftim të ligës elitare angleze.

 

Përveç rritjes së testimit, masat e urgjencës të përdorura nga Premier League përfshijnë protokolle që kërkojnë edhe mbajtjen e maskave të fytyrës në ambiente të mbyllura, distancimin e detyrueshëm social dhe kufizimin e kohës së trajtimit.

“Liga po vazhdon të punojë me klubet për t’i mbajtur njerëzit të sigurt duke ndihmuar në zbutjen e rreziqeve të COVID-19 brenda skuadrave të tyre,” shtohet deklarata.

Në dy javët e fundit, 15 ndeshje të Premierligës u shtynë për shkak të rasteve të shumta të infektimit me koronavirus në mesin e lojtarëve. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia