close
Sport

PREMIER LIGA: SHIFRA REKORDE TË INFEKTIMEVE

Premier Liga

KAMPIONATI NUK DO TË NDËRPRITET


Premier Liga angleze njoftoi se gjatë shtatë ditëve të kaluara janë regjistruar numër rekord të rasteve pozitive me COVID-19.

Në mesin e 20 skuadrave të ligës së parë janë shënuar 90 teste që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për futbollistë, anëtar të stafit teknik, ndihmës. Rekordi paraprak me të infektuar javor ishte 42.

Premier Liga sikurse e gjithë Britania Madhe po përballet me pandeminë e COVID-19. Një pjesë e klubeve kishin kërkuar ndërprerjen e kampionatit por kjo nuk do të ndodh.

Në një takim të përbashkët klubet vendosën që ta vazhdojnë Premier Ligën, por u tha se klubet do të bashkëpunojnë me Qeverinë dhe autoritetet lokale dhe do të reagojnë shpejt ndaj rrethanave të reja.

Ndryshe, 77% e Premier Ligës është vaksinuar me dy doza, kurse vetëm 16% me të trija dozat. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia