close
Sport

PREMIERLIGË: GUARDIOLA SËRISH TRAJNER I VITIT

Guardiola

Titulli i 26 në karrierë për 48 vjeçarin


Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është emëruar trajneri i sezonit në Premierliga, nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës. 48-vjeçari Pep Guardiola e ka fituar këtë çmim për të dytin sezon radhazi, pasi arriti ta drejtojë skuadrën e tij me sukses në garën për titullin e Premierligës, këtë herë kundër Liverpoolit. Nën drejtimin e Guardiolës, “Citizens” e arritën një shifër mjaft të lartë të pikëve, gjithsej 98.

Kjo është shifra e dytë më e mirë e arritur ndonjëherë në Premierligë dhe kalohet vetëm nga rekordi që Guardiola me skuadrën e tij e vendosën sezonin e kaluar. Ai është njëri ndër tre trajnerët në histori të Premierligës që kanë arritur ta mbrojnë titullin kampion, pas Sir Alex Fergusonit dhe Jose Mourinhos.  Guardiola prapa vetes ka lënë kundërshtarët e tij për këtë çmim, si Jurgen Klopp i Liverpoolit, Mauricio Pochettino i Tottenhamit dhe Nuno Espirito i Wolves. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia