close
Vendi

Prerja ilegale e pyjeve në Maqedoni , arsyeja është mungesa e rojtarëve

1111REDAKT….Prerja-e-paligjshme-e-pyjeve

Vazhdon prerja ilegale e pyjeve. Të dhënat zyrtare nga Ndërmarrjes Publiket “Pyjet Kombëtare” flasin se për çdo vit, në mënyrë të paligjshme prihen qindra hektarë pyje, kryesisht dru për ngrohje. Nga viti 2017 dhe deri në vitin 2021 gjithsej janë prerë 107.740 m3 dru ndërsa çmimi i tyre sipas llogaritjes së dëmit të bërë është mbi 824 milion denarë, ose rreth 13,5 milion euro.

Drejtorja Pyjeve thotë se këto të dhëna janë vetëm nga raporti i kësaj ndërmarrje, ndërsa numri i dëmit do të jetë edhe më i madh nëse grumbullohen edhe të dhënat nga Policia e Pyjeve dhe Policia e përgjithshme e vendit. Nikollova thotë se arsyeja e prerjes ilegale të druve është mungesa e rojtarëve të pyjeve.

“Numri i të punësuarve tani është rreth 1700, ndërsa me punonjësit sezonal është rreth 2000 të punësuar. Ballafaqohemi me mungesë të rojeve të pyjeve… Sipas rregullativës ligjore, ne jemi të obliguar të që për çdo sektor të kemi roje të pyjeve, neve na mungojnë nga 80 deri në 100 roje të pyjeve që ti plotësojmë vendet dhe që të jemi në harmonizim me atë që paraqet nevojë të ndërmarrjes publike në drejtim të mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së pyjeve”, tha Juliana Nikollova, drejtore e N.P. “Pyjet Kombëtare”

Por sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, të dhënat dëshmojnë se pushteti nuk e ka prioritet mbrojtjen e pyjeve.

“Për shkak të menaxhimit të keq të ministrit Nikollovski me policinë e pyjeve e cila është në kompetenca të drejtpërdrejta të ministrisë, shohim se vazhdimisht kanë problem me funksionimin. Ne po ashtu bëmë me dije që automjetet të cilat i përdor Policia e pyjeve nuk janë të regjistruara dhe nuk kanë mjete në buxhet për derivate të mjaftueshme të derivateve të naftës për të kontrolluar dhe për ti mbrojtur pyjet”, tha Cvetan Tripunovski.

Sipas Tripunovskit, mosinteresimi i qeverisë për mbrojtjen e pasurisë natyrore të vendit, bëri që vitin e kaluar të digjen mijëra hektar pyje, ndërsa aeroplanët për shuarjen e zjarrit ishin jo funksional.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia