close
Vendi

PRESIDENCA SLLOVENE: KEMI EDHE DISA JAVË PËR ZHBLLOKIMIN E VETOS BULLGARE

eu

SHPRESOJMË QË SOFJA DHE SHKUPI TA ZGJIDHIN NË MËNYRË KONSTRUKTIVE

 

Ministrat e çështjeve europiane janë takuar në Bruksel për të përgatitur samitin e 16 dhe 17 dhjetorit. Një nga temat kryesore të agjendës së tyre ishte dhe zgjerimi i Bashkimit Europian. Në konferencën përfundimtare për shtyp, sekretari i shtetit të Sllovenisë në ministrinë e punëve të jashtme, Gašper DOVŽAN u ndak te diskutimet e ministrave mbi zgjerimin:

GAŠPER DOVŽAN, SEKRETARI I SHTETIT TË SLLOVENISË

“Ne diskutuam për zgjerimin. Diskutimet u përqëndruan në disa çështje të mbetura pezull. Jam i kënaqur që të shoh se ka një mbêshtetje të madhe për tërë procesin e zgjerimit. por ju e dini, se ka disa çështje bilaterale të ngritura veçanërisht nga Bullgaria, por shpresoj, që në kohën që mbetet gjatë presidencës tonë, ne do të jemi në gjendje të avancojmë me këtë çështje. Ky proces duhet të jetë pozitiv dhe shpresoj që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrê konstruktive. Unë flas nga eksperienca. Sllovenia kur ishte vend kandidat dhe përgatitej tê bëhetj anëtare e Bashkimit Europian, duhej të zgjidhte problem bilaterale me dy vende anëtare të Bashkimit Europian dhe ndërkohë; një fqinj i yni po negocionte ndërkohë me një tjetër shtet anëtar. Ndaj, ne e dijmë, sa e rëndësishme është fqinjësia e mirë është e rëndësishme. Shpresoj, që ne mund të hedhim hapa positive përpara dhe ne do bëjmë gjithçka”.

Lidhur me pyetjen, nëse ka sinjale nga Bullgaria për një heqje të mundshme të vetos bullgare mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut në dhjetor, sekretari i shtetit u përgjigj:

GAŠPER DOVŽAN, SEKRETARI I SHTETIT TË SLLOVENISË

 “Në politikë është e rëndësishme të jesh optimist. Roli i një politikani êshtë të krijojë hapësirë për një zgjidhje. Kjo është ç’ka ne po përpiqemi të bëjmë. Unë nuk dua të spekulloj, se si do zgjidhet në fund çështja e zgjerimit, por ajo që është e rëndësishme të kuptohet, ështê se zgjerimi është një shans për të gjithë. Proceset e zgjerimi kanë ofruar prosperitet dhe përmirësuar marrëdhëniet midis fqinjëve dhe është e rëndësishme të tregohen përfitimet e zgjerimit të Bashkimit Europian edhe atyre forcave që janë skeptike ndaj këtij procesi.

Ndërkohë, pyetjes tjetër për problemin e besueshmërisë së politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian që krijon bllokimi i hapjes zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të problem bilateral midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sekretari i shtetit Gašper DOVŽAN është përgjigjur:

“Kur fola për besueshmërinë e Bashkimit Europian dhe procesit të zgjerimit, e kam sinqerisht dhe seriozisht. Fatkeqësisht, gjatë dy vjetëve për shkaqe tê ndryshme, ne nuk kemi vërejtur asnjë hap para. Ky nuk është një problem vetëm i Bashkimit Europian. Por ne duhet të jemi të ndershëm dhe të besueshëm dhe duhet të hedhim hapa para kur ështê e nevojshme. Ne kemi pare sot në debatin e ministrave shumë vlerësime pozitive, ka patur hapa para kryesisht në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut  dhe në Shqipëri dhe kêto hapa duhen shpërblyer. Ne duhet të bëjmë pjesën tone të punës, por vendimarrja funksionon në kêtë rast mbi bazën e rregullave të unanimitetit. Shpresojmë që tê bindim dhe ata që nuk janë të bindur. Procesi i negociatave të anëtarësimit është ai që mundëson tranforimimin e vendeve candidate dhe krijon përfitime për të dyja palët në tryezën e negociatave”.

Para takimit të ministrave, ministri për Europën në qeverinë federale të Gjermanisë, Michael Roth u shpreh, se bllokimi aktual me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përbën një problem madhor për besueshmpërinë e politikës së zgjerimit të BE-së :

MICHAEL ROTH, MINISTRI PËR EUROPËN NË QEVERINË FEDERALE TË GJERMANISË

 “Ne kemi një problem madhor lidhur me besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, sepse nuk jemi të bashkuar. Eshtë rasti i fundit për të folur me një zë. Ne nuk mund të fillojmë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të një problem bilateral midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky është një problem bilateral dhe duhet zgjidhur në mënyrë bilaterale. Ndaj ne duhet të japim një sinjal  tê qartë. Ne nuk mund t’I lemë qytetarët e këtyre vendeve të presin. Këtu përballet Bashkimi Europan me një problem madhor. Sa më shumë demokratik, stabil dhe i përparuar Ballkani Perëndimor të jetë, aq më mire është për interesin e Bashkimit Europian. Ne duhet të tregojmë kurajo në çështjet e politikës së jashtme. ”

Ministrat e çështjeve europiane do të mblidhen sërish në 14 dhjetor të diskutojnë për fiksimin e mundshëm të një date lidhur me mbajtjen e konferencave ndërqeveritare të para me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë e Malin e Zi.  Më tutje, dosja e zgjerimit do të shkojë në tryezën e liderëve europianë në samitin e 16 dhe 17 dhjetor./Erisa Zykaj – Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia