Presidenti Biden përshëndet hapjen e negociatave me BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur hapjen e  negociatave të Shqipërisë e RMV me Bashkimin Europian. Në një deklaratë, presidenti Joe Biden ka përgëzuar palët për hapin e ndërmarrë, teksa ka theksuar se SHBA do vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj.

“SHBA mirëpret hapat e rëndësishëm që Bashkimi Europian po ndërmerr për të përparuar në  integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin Euro-Atlantik duke hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka thërrmuar paqen në Europë,  është më e rëndësishme se kurrë të mbështetet aspirata për një  Europë të plotësuar, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për vizionin.  Shtetet e Bashkuara do vijojnë të mbeten një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa këto kombe punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, të forcojnë reformat demokratike dhe të  mbështesin ligjin. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë në ditët e fundit duhet të frymëzojnë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin përkushtimin e tyre në përforcimin e demokracisë”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share