close
Sport

Presidenti i Bayern i prerë: Lewandowski qëndron deri në fund të kontratës

Leva

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, ka folur sërish për të ardhmen e Robert Lewandowski dhe i ka mbyllur dyert për largimin e tij në fund të këtij sezoni.

“E përsëris, Lewandowski ka një kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe do të luajë për ne deri atëherë. Kur nënshkruan një kontratë, nuk mund të flasësh për ta detyruar dikë ta përmbushë”, ka thënë Hainer për “Sport1”.

Më parë për Bild sulmuesi polak kishte deklaruar: “Unë nuk kam marrë asnjë ofertë për kontratë nga Bayern dhe vendosa të largohem. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin”.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia