close
Sport

PRESIDENTI I FIFA-SË INFEKTOHET ME COVID-19

9609C620-56A9-47F9-B048-2B321BCE69E9

Infektohet me Koronavirus edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Qeveria e futbollit botëror, përmes një deklarate të publikuar në kanalet e saj zyrtare, ka bërë të ditur se presidenti Infantino është prekur me COVID-19, ka simptoma të lehta dhe është izoluar në banesën e tij.

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mori konfirmimin sot se ai ishte pozitiv me Koronavirusin. Presidenti i FIFA-s, i cili ka simptoma të lehta, menjëherë u vetizolua dhe do të qëndrojë në karantinë për të paktën dhjetë ditë. Të gjithë njerëzit që kanë rënë në kontakt me presidentin e FIFA-s ditët e fundit janë informuar dhe u është kërkuar të marrin masat e nevojshme. FIFA i uron sinqerisht Presidentit Infantino një shërim të shpejtë!” /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia