close
Rajoni

PRESIDENTI I RI: PRITET TAKIMI I PARTIVE PARLAMENTARE

5655F3D4-FCE0-4C21-A6AF-EF273597ADD4

PARTITË POLITIKE TË KOSOVËS PRESIN NJË ZGJIDHJE


Kur po bëhen tri javë që kur ka dhënë dorëheqje nga posti I presidentit Hashim Thaci për t`u ballafaquar me aktakuzat e konfirmuara nga Gjykata Speciale, është paralajmëruar një takim I partive parlamentare për të biseduar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Javën e ardhshme pritet që kreu i LDK-së Isa Mustafa të mbledh partitë parlamentare për të diskutuar për cështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Këtë e bëri të ditur vetë Mustafa pas takimit që zhvilloi me Grupin parlamentar të LDK-së në objektin e Kuvendit të Kosovës. Preferon  që të gjendet një zgjidhje për emrin e presidentit.  

Edhe kryeministri Avdullah Hoti  në një intervistë në Klan Debat ka shfaqur shpresën që të gjendet një zgjidhje për emrin në të kundërtën ka paralajmëruar zgjedhje të reja.

AVDULLAH HOTI – KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Nëse s’ka darkordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të darkordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugët kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe muajt e ardhshëm.

Deri më tash është kreu i AAK-së Ramush Haradinaj që ka shfaqur ambiciet e tij për tu bërë president I vendit, por nuk e ka përkrahjen e partive të tjera.

Mustafa pati deklaruar se në këtë situatë LDK të ketë të gjitha postet, duke thënë se posti I presidentit I takon PDK por duket se edhe kjo zgjidhje është e vështirë asi që po kundërshtohet nga AAk-ja e Haradinajt. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia