Presidenti italian shpërndan parlamentin, priten zgjedhjet e parakohshme

Presidenti italian Sergio Mattarella firmosi këtë të enjte dekretin për shpërndarjen e senatit dhe dhomës së deputetëve. Veprimi erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi, i cili fitoi votëbesimin e parlamentit të mërkurën, por u braktis nga pjesa më e madhe e aleatëve të cilët nuk morën pjesë në seancë.

“Kam firmosur dekretin për shpërndarjen që i hap rrugë zgjedhjeve të reja brenda 70 ditëve, siç edhe parashikohet në Kushtetutë. Shpërndarja e paralajmëruar e parlamentit është gjithnjë akti i fundit. Situata politike çoi në këtë vendim. Debatet, votimi dhe modaliteti nxorën në pah nevojën për një mazhorancë të re parlamentare”, tha kreu u shtetit italian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tashmë pritet që të vendoset data për zgjedhjet e parakohshme. Sipas asaj që shkruan e përditshmja ANSA, një datë e mundshme është 25 Shtatori./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share