close
Top LajmeVendi

PRESIDENTI META TAKON KRERËT E PARTIVE POLITIKE

ilir meta

“E ARDHMJA E PËRBASHKËT E SHQIPËRISË DHE RMV-së ËSHTË NË BE”


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në vend, ka takuar edhe krerët e partive politike, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve, për nismat rajonale por edhe për proceset eurointegruese të të dyja vendeve.  

Gjatë takimit Kovaçevski – Meta, siç thuhet në komunikatën e LSDM-së, është biseduar për shumë tema aktuale në fokus të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, nismën “Ballkani i Hapur” dhe procesin e eurointegrimeve.

“Jam I bindur se së shpejti dy vendet do t`i fillojë negociata për anëtarësim në BE, për shkak se RMV-ja dhe Shqipëria deri tani kanë realizuar gjithçka që është kërkuar nga ata – tani radhën e ka BE-ja” – ka thënë Kovaçevski.

Presidenti shqiptar Ilir Meta, ka takuar edhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin. Siç shkruan Meta në Facebook, është vlerësuar angazhimin dhe kontributi i VMRO-DPMNE dhe të z.Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Gjatë takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin është diskutuar mbi procesin e formimit të Qeverisë së re dhe projekte të shumta të cilat kanë synim jetën më të mirë të qytetarëve. Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit Ahmeti dhe Meta kanë diskutuar mbi projektin madhor të Korridorit 8-të, si një projekt mjaft i rëndësishëm dhe që do të lidh shumë vende dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti shqiptar ka takuar edhe Kryetarin e ASH-së, Ziadin Selën I cili ka qenë I shoqëruar në Nënkryetari, Elmi Aziri. Biseduam për situatën politike, zhvillimet në rajon dhe procesin integrues. Biseduam për një Ballkan më stabil, më të integruar, më të zhvilluar dhe më afër BE-së. Temë kryesore ishte edhe liria e qytetarëve dhe si ata të jenë më afër perëndimit – shkruan Sela në Facebook.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia