Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.
Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku u vlerësua se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura.
Në takim u theksua se të dy vendet, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Të dy vendet ndajnë gjithashtu një synim identik të politikës së jashtme – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Krivokapiq shkëmbyen mendime për zhvillimet dhe situatën në rajon më të gjerë, në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës.