close
Top LajmeVendi

PRESIDENTI PENDAROVSKI: O DO I ZGJEDHIM NACIONALISTËT, OSE DO I MBËSHTESIM TË PAKORRUPTUARIT

Screenshot_20

Në fjalimin e fundvitit,Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka sulmuar nacionalistët edhe populistët, duke u shprehur se vendi ka vetëm dy mundësi, dhe populli, duhet të zgjedhë njërën prej tyre.

Mundësia e parë, sipas presidentit, Pendarovski janë populistët dhe nacionalistët.

“Në tranzicionin e gjatë dhe padrejtësinë e dukshme ndaj nesh si popull, të besojmë që nacionalistët dhe popullistët  dinë më shumë se të tjerët, kanë zgjidhje të menjëhershme për problemet kyçe, edhe pse është e ditur që askund në botë, nuk kanë kontribuar për fatin e njerëzve dhe prosperitetin e popujve”, deklaron, ai.

Ndërsa, mundësia e dytë sipas tij, janë të pakorruptuarit dhe njerëzit me integritet personal.

“Të u japim mbështetje, modestëve, të arsyeshmëve dhe individëve të pakorruptuar, në nivel nacional dhe lokal, që e dinë t`a bashkojnë potencialin e qytetarëve, që i preferojnë vyrtitet e tyre, njohuritë dhe integritetin njerëzor, e jo vetëm partinë dhe përkatësinë etnike”, përfundon, Pendarovski./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia